Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se edhe këtë vit, dhe vetëm katër ditë para zgjedhjeve, Qeveria do të ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.
Sipas Kurtit, kjo mbështetje do të procedohet para natës së Vitit të Ri.
“Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët. Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët”, ka shkruar ai.
Kryeministri thekson se mosvotimi i buxhetit nga opozita ka vështirësuar punën, por qeveria ka bërë të pamundurën që mbështetja të sigurohet edhe këtë vit.
Në fund, Kurti uroi qytetarët: “Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!”



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në