Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që më 27 dhjetor, në përfaqësitë diplomatike të lejohet votimi edhe me dokumente të Republikës së Kosovës me afat të skaduar të vlefshmërisë.
“Ky vendim i KQZ-së vjen pas evidentimit të disa rasteve në votimin e kaluar për Kuvendin e Kosovës, i mbajtur më 8 shkurt 2025, ku votuesit e regjistruar janë paraqitur për votim me dokumente identifikimi të skaduara”, tha KQZ në njoftim.
KQZ shtoi se vendimet u morën me procedurë qarkulluese.
Votuesit e regjistruar paraprakisht për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike në të cilat do të organizohet votimi më 27 dhjetor, mund të identifikohen në vendvotim me njërin prej tri dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës:
– letërnjoftim;
– pasaportë; apo
– lejen e vozitjes.
Po ashtu, në këtë mbledhje, në kuadër të procesit përgatitor për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, KQZ mori këto vendime:
– Vendim për miratimin e pagesës për objektiv privat që do të përdoret si Qendër Votimi në komunën e Mitrovicës së Jugut;
– Vendim për transportin e materialëve nga Qendrat Komunale të Numërimit në Këshillat e Vendvotimeve dhe anasjelltas;
– Vendim për autorizimin e stafit rezervë të Këshillave të Vendvotimit, stafit mbështetës në procesin zgjedhor dhe stafin për tërheqje të pakove me fletëvotime nga kutitë postare.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në