Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se të premten do ta mbyllë fushatën në Sallën e Sportit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Tubimi do të nisë në ora 18:00.
“Le ta mbyllim bashkë këtë kapitull, ashtu siç vetëm ne dimë! Ejani, të premten në fushatën përmbyllëse, në orën 18:00, në Sallën e Sportit – Pallati i Rinisë, në Prishtinë. Në mbyllje të kësaj fushate, ju thërrasim bashkë. Ejani masivisht, ejani me familje, me miq me më të dashurit tuaj. Ejani ta tregojmë forcën e besimit, unitetit dhe shpresës që na ka mbajtur gjithmonë në këmbë. Kjo nuk është thjesht një mbyllje fushate, është dëshmi e vullnetit të njerëzve që kanë shpresë, është zëri i atyre që nuk dorëzohen, është momenti kur bashkohemi dhe e shkruajmë historinë krah për krah njëri-tjetrit. Le ta mbushim sallën e sportit në Pallatin e Rinisë me energji, me duartrokitje, me besim e plotë shpresë në të ardhmen! Ju mirëpresim!”



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në