Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka pranuar një njoftim që në qumështin Aptamil është hasur prania e bakteries ‘Bacillus cereus’ andaj është kërkuar që ky produkt të hiqet nga tregu.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës njofton opinionin publik se, përmes Komisionit Evropian – Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar një njoftim lidhur me produktin ushqimor qumësht APTAMIL, në të cilin është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus, si dhe është kërkuar tërheqja e këtij produkti nga tregu.
Duke marrë parasysh se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për gjurmueshmërinë dhe tërheqjen nga tregu të produktit APTAMIL me lot nr. 111444865, i importuar nga Mbretëria e Holandës nga kompania UNION SH.P.K., Vushtrri.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, duke zbatuar masa parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim që konsumatorëve në Republikën e Kosovës t’u garantohet ushqim i sigurt, i shëndetshëm dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë ushqimore.”



Të tjera
Lajme
Reuters: Kosova thellë në krizë politike, Kurti dështoi t’i siguronte votat për kandidaten e tij për Presidente
Kosova po shkon në të tjera
Lajme
Çka nëse Albulena Haxhiu nuk e shpall datën e zgjedhjeve?
Kosova shkon për herën e pestë
Aktuale
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Pas zhvillimeve politike dhe dështimit të