Një aksion i koordinuar policor ka çuar në zbulimin e dyshimeve serioze për organizim të skemave të paligjshme të lojërave të fatit dhe posedim të paautorizuar të substancave narkotike në Brezovicë.
Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 20 dhjetor 2025, rreth orës 22:30, kur Njësia Rajonale e Hetimeve dhe Njësia Speciale Rajonale nga Ferizaj kanë realizuar kontroll në një lokal ku zhvilloheshin lojëra shoqërore (bilardo), i cili ndodhet pranë restorantit “Mada”.
Gjatë kontrollit, brenda lokalit janë hasur disa persona që dyshohet se kanë organizuar lojërat e fatit dhe kanë konsumuar vepër penale.
Burime të sigurta bëjnë të ditur se gjatë kontrollit, tek njëri nga personat është gjetur dhe sekuestruar 1.01 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas kësaj, të gjithë të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Shtërpcë.
Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit penal nën dyshimet për: Organizim të skemave piramidale dhe lojërave të paligjshme të fatit, si dhe posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope apo analoge.
Me vendim të prokurorit, për gjashtë persona është caktuar masa e ndalimit, ndërsa të njëjtit janë dërguar në qendrat e ndalimit.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar, ndërsa priten veprime të tjera procedurale nga organet e drejtësisë.



Të tjera
Lajme Showbiz
Komenti i motrës së Gimbos për Selinën ndez rrjetin
Ndërkohë që Gimbo po shfaq gjithmonë
Lajme
Konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK hapet javën e ardhshme
Forca e Sigurisë së Kosovës ka
Aktuale
Prokuroria deklarohet për ndalimin e katër punëtorëve të poligonit “Dreni” për falsifikim dokumentesh
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar