Kandidatja për deputete e LDK-së, Janina Ymeri, është përballur me kandidatin e Vetëvendosjes për deputet, Armend Muja, për çështjen e rrymës.
“I nderum, importi e ka shkaktuar rritjen e energjisë elektrike, sidomos vitin e fundit. Mos u kap me Ukrainën. Rritja është bërë jo në çmim, po në sasi. Keni importuar shumë. Keni subvencionuar klima. Klimat e ka rritur konsumin. Për këtë piku i verës ka ardhur pak a shumë si i dimrit”, tha Ymeri në debatin e Kallxo.
Muja iu kundërpërgjigj, duke thënë se “nuk ka asnjë evidencë që thotë se shpenzimi i energjisë elektrike përtej rritjes normale që e përcjell rritjen ekonomike ka qenë më i lartë sesa periudhat paraprake”.
“Nuk ka anomali në import të energjisë elektrike. Ajo anomalia e vetme është për shkak të rritjes së çmimit në berza dhe për shkak se janë privatizuar KESCO e KEDS”, vazhdoi ai.
Ndërkaq, Ymeri tha se kanë qenë të gabuara politikat për subvencionim të shpenzimit të rrymës.
“Konsumi ka rënë në vitin 2024. Nuk thashë që është rritur konsumi, po piku i rritjes së harxhimit të energjisë elektrike shkaku i subvencionimeve edhe i pavend. Ndryshe është kur subvencionon stiropor edhe e kursen energjinë elektrike, ndryshe kur subvencionon shpenzim”.
Ajo tha se kur e kanë marrë pavarësinë e KOSTT’it e kanë menaxhuar si kanë dashur vetë, “mbi 800 milionë eksport”, tha ajo. /Express/



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në