Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit të mirë që shteti i Bahamas ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Duke rikujtuar se kjo është njohja e katërt për këtë vit dhe duke falënderuar presidenten Osmani për këtë arritje, Kurti ka thënë se mezi presin të forcojnë lidhjet dypalëshe, shkruan IndeksOnline.
“Jemi të emocionuar të ndajmë me ju lajmin se Komonuelthi i Bahamas ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës sot. Kjo shënon njohjen e katërt vetëm këtë vit. Ne mezi presim të forcojmë lidhjet tona dypalëshe dhe të nxisim bashkëpunim të fortë diplomatik, ekonomik dhe kulturor. Dëshirojmë të falënderojmë presidenten Vjosa Osmani dhe të gjithë të përfshirët për këtë arritje” shkroi Kurti në “X”.
Bahamas është vendi i 121-të që e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës



Të tjera
Lajme
Aksident mes tri veturave në Malishevë, lëndohen katër persona
Një aksident mes tri veturave ka
Aktuale
Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar
Lajme
Gjini: Të gatshëm ta zhbllokojmë situatën politike, nëse realizohen këto pesë kërkesa
Aleanca për Ardhmërinë ë Kosovës është