Një vajzë e mitur është zhdukur në fshatin Orizë i Gjakovës. Rastin e ka lajmëruar në Polici babai i vajzës i cili ka deklaruar se e bija është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri se ku ndodhet.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti vazhdon të hetohet./Botapress/