Ndërkombëtarët i thanë edhe njëherë ‘JO’ kryeministrit, Albin Kurti, në lidhje me hapjen e Urës mbi lumin Ibër.
Kështu u deklaruan shtetet e QUINNT-it pas takimit që zhvilluan dje me Kurtin.
Në lidhje me këtë çështje, deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës Fatmir Humolli, thotë se problemin me veriun e ka shkaktuar diplomacia ndërkombëtare.
Humolli thotë se gabimet politike të shqiptarëve po e dërgojnë kombin në një konflikt të pashmangshëm.
“Është e qartë që problemin me veriun e kanë shkaktuar diplomacia ndërkombëtare. Kjo diplomaci gjithnjë ka qenë stimulues i shovenizmit serb. Mos unitetin politik të Kosovës po e shfrytëzon shovenizmi serb dhe ata që nuk janë të interesuar që ballkani të jetë dhe jeton në paqe. Ata që e kanë kriju politikën shovene serbe po i mbrojnë shovenizmin serb sepse serbia nuk ka forc dhe kapacitet me dominu në ballkan.Qeveria duhet së bashku me faktorët politik me bisedu para se të bisedon me QUINNT-it. Gabimet politike të shqiptarëve po e qojn kombin tonë në një konflikt të pashmangshëm. Armiqët tanë e shohin mosunitetin tonë dhe trimërohen”, u shpreh ai.
Tutje, ai potencon se qeveria duhet ta shoh se a jemi të pavarur apo jo dhe në rast se nuk jemi duhet ti tregoj popullit të vërtetën.
“Qeveria dhe i gjithë spektri politik duhet ta shohin drejt a jemi te pamvarur apo jo. Nese jemi të pamvarur duhet të sillemi të pamvarur. Nese nuk jemi te pamvarur duhet ti tregoj popullit të vërtetën dhe të veprohet për tu pavarësuar”, përfundoi Humolli.
Të tjera
Aktuale
Kapet 34-vjeçari dhe ekstradohet nga Italia në Kosovë
Një kosovar me inicialet F.Xh. është
Aktuale
Lirohen vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi
Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë
Aktuale
Zjarr i madh në Ferizaj, digjen fusha e mal – dëmet kapin mbi 140 mijë euro
Një zjarr i madh ka përfshirë