Albin Kurti po synon një tjetër mandat në krye të qeverisë.
Teksa kanë mbetur edhe 12 ditë nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, Kurti ka shpalosur programin qeverisës për mandatin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline.
Me këtë rast, ai ka treguar pesë vendimet e para që do t’i marrë si qeveri, nëse fiton zgjedhjet.
Vendimi i parë dhe më i rëndësishmi është ai i miratimit të buxhetit për 2026-tën, në vlerë prej 4 miliardë eurosh – më i madhi deri më tani.
Më pas, Kurti thotë se do të procedojë ligjin e ri për çmime tavan, “në mënyrë që të frenohet abuzimi i tregtarëve”.
Vendimi i tretë ka të bëjë me procedimin e ndryshim-plotësimit të ligjit që heq kufizimin e punësimit për veteranët e UÇK-së, që marrin beneficion.
Me të marrë mandatin e radhës, Kurti premton se do të miratojë vendimin për pagën e 13-të për të gjithë shërbyesit publikë.
Ndërkaq, vendimi i pestë ka të bëjë me pakon për përballje me inflacionin 2.0.
Kjo pako ka vlerë prej 200 milionë eurove, ku do të ofrohet mbështetje të njëhershme për pensionistët, fëmijët që marrin shtesa, studentët dhe punëtorët e sektorit privat, si dhe do të rikthehet skema për subvencionim të kursimit të energjisë elektrike.
Nga kjo e fundit pritet të përfitojnë mbi 200 mijë familje.



Të tjera
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në
Lajme
Kica i reagon Kurtit për “diellin dhe shiun”: Moti e kam kuptu qe ky zgjidhjet i pret nga qielli
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Gola në Këshill të Evropës: Banjska është e vërteta e pakëndshme me të cilën Serbia do të përballet herdokur
Ish-Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian