Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka zhvilluar takim me 83 nëndegët e Prishtinës.
Ai tha se ishte një frymë e mirë pune, energji pozitive dhe ndjenje e qartë përgjegjësie.
“Takim mobilizues e përgatitor me nëndegët e Prishtinës, me të 83 sosh, për një fitore të radhës në Kryeqytet. Një frymë e mirë pune, një energji pozitive dhe një ndjenjë e qartë përgjegjësie për momentin që kemi përpara. Organizim i jashtëzakonshëm, seriozitet dhe gatishmëri për betejën që po vjen”.
“Nga nesër, të 30 kandidatët tanë për deputetë nga Kryeqyteti, bashkë me aktivistët tanë nga Prishtina dhe jo vetëm, do të jenë në secilën lagje, pranë çdo qytetari, për të dëgjuar, për të folur dhe për të ndërtuar fitoren hap pas hapi. Prishtina ka ditur gjithmonë të japë shembull. Edhe kësaj here, Kryeqyteti është gati. Prishtina flet sërish e para. Prishtina zgjedhë shpresën”, ka shkruar Abdixhiku. /Gazeta Express



Të tjera
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në
Lajme
Kica i reagon Kurtit për “diellin dhe shiun”: Moti e kam kuptu qe ky zgjidhjet i pret nga qielli
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Gola në Këshill të Evropës: Banjska është e vërteta e pakëndshme me të cilën Serbia do të përballet herdokur
Ish-Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian