Tri shtetase të Kosovës u gjobitën dhe u dëbuan nga Sllovenia pasi ofronin shërbime kozmetike, përfshirë Botox dhe mbushës, pa leje. Hetimi zbuloi reklamim të paligjshëm, punë të paautorizuar dhe punësim në të zezë.
Dy nga gratë morën vendim për kthim vullnetar dhe gjobat ishin 800 euro secila, ndërsa e treta u gjobit me 2,000 euro për ndihmën që iu dha të tjerave për qëndrim të paligjshëm. Autoritetet sllovene theksuan se nuk ka kompani apo individ mbi ligjin, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin dhe sigurinë publike./Albinfo.ch



Të tjera
Aktuale
Kurti tregon pesë vendimet e para që do t’i marrë mandatin e radhës
Albin Kurti po synon një tjetër
Aktuale
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, por i garantova që do të jetë e paqes
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në
Aktuale
Marrëveshje dhjetëra milionëshe, masat që i hoqi BE-ja
Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë