Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka vizituar kryetarin e Mitrovicës, Faton Peci.
Nga atje, Osmani foli për sovranitet në veri, e për investime të shumta.
“Faleminderit kryetar, e urime për marrjen e kësaj detyre. Jam besimplotë që do ia dilni ju dhe ekipi juaj i jashtëzakonshëm, në mënyrë që për Mitrovicën të sillni më shumë perspektivë e projekte, shpresë. Ne me Fatonin njihemi që një kohë të gjatë, kemi shku në shkollë bashkë, jemi rri në Mitrovicë, i njohim për së afërmi problemet që ballafaqohet ky qytet. Ato janë të shumta. Por besoj se ato do të rregullohen. Qytetarët e Mitrovicës meritojnë çdo të mirë, përkundër sfidave të iu hapet rruga e perspektivës. Gjeneratat e reja presin perspektivë. Duke e njohur punën e tij, dhe seriozitetin me të cilin e merr secilën punë, edhe në aspektin politik, do të bashkëpunojmë sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që ta ruajmë sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial, këto toka kanë qenë të shqiptarëve, e trashëgimia ilire është dëshmi më e madhe e kësaj”, tha ajo.
Edhe Faton Peci u shpreh i lumtur me vizitën e Osmanit.
“Në ditën e parë të fillimit të punës, ta kemi mysafire presidenten Vjosa Osmani, i uruam mirëseardhje në shtëpinë e saj. Diskutuam për të gjitha nevojat e shqetësimet e qytetarëve të Mitrovicës. Nevojën më të madhe të mbështetjes institucionalet që i duhet Mitrovicës nga Presidentja e Qeveria, nga ana e nivelit komunal kemi ambicie më të madhe t’i adresojmë si çështje. Tash Mitrovica e ka vëmendjen e të parës së vendit, dhe qeverisë në detyrë e kryeministrit Albin Kurti. Kemi diskutuar për të gjitha temat me interes publik për qytetin, prej çështjeve ambientale e deri te arkeologjike”, tha Peci.



Të tjera
Lajme
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar
Aktuale
Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars
Në seancën e sotme, me 99
Aktuale
1 votë kundër rezolutës në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së ishte e deputetit të VV-së Fatos Geci
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën