Gazeta raportoi për një rast të rëndë që ka ndodhur pasditen e djeshme në Prishtinë, ku një grua e re, vetëm 29 vjeçe, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, në rrugën “Ismet Jashari”.
Sinjali ka mësuar se viktima është Gentiana Shala, rreth 29-vjeçare. Sipas informatave fillestare, ajo dyshohet se kishte qenë me grip disa ditë më parë dhe kishte marrë tretman mjekësor në shtëpi, ndërsa rrethanat e sakta të vdekjes mbeten ende të paqarta.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e saj. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në