Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhënë mbështetje protestës që do të mbahet në Shkup në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë.
“Pas Prishtinës dhe Tiranës, edhe Shkupi ngre zërin për drejtësi. Kjo është një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave që na bashkojnë si popull. Shpreh mbështetjen time për të gjithë shqiptarët e Shkupit dhe të gjitha trevave që nesër protestojnë në mënyrë paqësore, në mbrojtje të UÇK-së, si vlerë e patjetërsueshme kombëtare. Si kryetar i kryeqytetit të Republikës së Kosovës, do të jem gjithmonë krah bashkëkombësve të mi. Forca jonë si popull qëndron te uniteti, respekti dhe mirënjohja”, ka shkruar Rama.
Shkupi, Prishtina është me ju, shtoi ai.
Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kanë paralajmëruar protestë më më 13 dhjetor në Shkup, duke thënë se ajo do të jetë “protestë paqësore, qytetare dhe gjithëpërfshirëse, e organizuar në mbrojtje të dinjitetit tonë dhe në kundërshtim të padrejtësive në Hagë”.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në