Protesta për ish-krerët e UÇK-së pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka paralajmëruar organizimin e një proteste në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Kjo do të jetë proteste e radhës, pas tubimeve në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg, dhe do të mbahet në Shkup.

“Më 13 dhjetor, në orën 13:00, do të organizohet demonstratë në përkrahje të luftëtarëve të lirisë që padrejtësisht mbahen në burgjet e Hagës. Demonstrata do të mbahet në sheshin ‘Skënderbe’ në Shkup”, ka thënë Ahmeti.

Megjithatë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka shprehur se nuk e mbështet këtë marsh.

“Me këtë protestë po mundohen të mobilizohen para Kongresit të partisë. Kjo vetëm do të tregojë se në të ardhmen do të kenë shumë të vështirë të gjejnë partner koalicioni. Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh. Jam i bindur që as VLEN nuk do ta mbështesë,” u shpreh Mickoski.

Të tjera

Aktuale

Nisma Socialdemokrate shkon e vetme në zgjedhje

Nisma Socialdemokrate ka konfirmuar pjesëmarrjen e

Aktuale

Zjarri kaplon një autobus në Skënderaj

Një autobus është kapluar nga zjarri