Komandanti i KFOR-it, gjenerallejtënant Ozkan Ulutaş, ka vizituar dje organizatat Ndihma Popullore Norvegjeze (NPA) dhe HALO Trust në Mitrovicën e Jugut, të cilat merren me çështjet e shpërthimit të minave dhe menaxhimin e eksplozivëve.
Gjatë vizitës, Ulutaş mori një pasqyrë të aktiviteteve aktuale të këtyre organizatave dhe u njoh nga afër me pajisjet dhe municionin eksploziv që përdoren për trajnime dhe ndërgjegjësim publik.
Sipas njoftimit për media, që nga viti 1999, HALO Trust dhe NPA kanë pastruar më shumë se 40 milionë metra katror tokë dhe kanë sekuestruar mbi 12 mijë eksplozivë të paplasur. Kjo punë ka kontribuar ndjeshëm në sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Përveç kësaj, organizatat kanë ndihmuar në sigurinë ushqimore, qasjen në tokë, si dhe në zhvillimin e infrastrukturës dhe energjisë.
“KFOR ka mbështetur punën e HALO Trust dhe NPA-së, përfshirë edhe neutralizimin e eksplozivëve të hasur në terren, së bashku me personelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me mandatet e tyre për mbrojtje civile”, thuhet në njoftim.
Komandanti Ulutaş nënvizoi rëndësinë që këto aktivitete të vazhdojnë të financohen si duhet, në mënyrë që Kosova të shpallet e sigurt nga eksplozivët e paplasur në një të ardhme të afërt.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make