Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të mos ia ndajë KQZ-së një pjesë të buxhetit për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ai ka thënë se qeveria nuk duhet të ndajë buxhetin për t’ia dërguar fletëvotimet me postë diasporës.
“Pjesën që po e diskutojmë, që është planifikim drejt dështimit, unë atë as që kisha diskutu më ta dërgu. Por, në fund shumë mirë që na e dërgojmë. E unë prapë po them kushdo që e shtynë këtë përpara, unë kam me qenë i detyruar nesër, se ajo ka me deshtu, dhe me ju dërgu organeve kompetente. Sepse me vetëdije jeni deri të dërgimi me e dëmtu paranë publike dhe me e deshtu një proces dhe me e mohu një të drejt që i takon mërgatës”, ka thënë ai.
Ndaj deklaratave të tilla ka reaguar anëtari i PDK-së në KQZ-së, Ilir Gashi.
Ai ka thënë se kjo që ka bërë Krasniqi është sabotim i procesit.
“Po bënë kërkesë për sabotazh, të kisha kërkuar me e tërheq”, ka thënë Gashi.
Kurse, Krasniqi ka thënë se kjo është thirrje.
“Çfarë sabotazhi, po bëjë thirrje”, ka thënë ai.



Të tjera
Lajme
LDK kërkon afat shtesë për marrëveshjet ndërkombëtare, s’e përkrah shtimin e pikave të propozuara nga Nagavci
Deputeti i LDK-së Besian Mustafa, në
Aktuale
Tahiri-VV: E palogjikshme t’na i sillni marrëveshjet ndërkombëtare në këtë formë
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës
Aktuale
PDK me draft-rezolutë në ‘‘mbrojtje të dinjitetit të viktimave’
Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike