Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sërish i është drejtuar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për shkak se ende nuk i ka alokuar mjetet pas vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës që t’i bartë ato nga viti 2024.
Rama tha se shërbimet janë ndalur e punëtorët pa paga, ndërsa Komuna po e pret transferimin e mjeteve nga Ministria.
Kreu i Prishtinës akuzoi Muratin për një krizë tjetër artificiale për konsum elektoral.
“Javën e kaluar e votuam bartjen e mjeteve, ndonëse këto obligime kanë mundur të mbulohen lehtësisht nga 35 milionë euro të hyrat vetanake dhe nga granti qeveritare që, për ironi, as nuk kërkojnë votim në Asamble, vetëm vullnet për miratim nga ministri në detyrë, por që vazhdon t’i mbajë të bllokuara me përkushtim!”, shkroi Rama.
Postimi i plotë:
Pse nuk po i qet paret, Hekuran?
Shërbimet janë ndalur.
Punëtorët janë pa paga.
Komuna po pret transferimin e mjeteve nga ministria!
Javën e kaluar e votuam bartjen e mjeteve, ndonëse këto obligime kanë mundur të mbulohen lehtësisht nga 35 milionë euro të hyrat vetanake dhe nga granti qeveritare që, për ironi, as nuk kërkojnë votim në Asamble, vetëm vullnet për miratim nga ministri në detyrë, por që vazhdon t’i mbajë të bllokuara me përkushtim!
Meqë politika spektakolare paska prioritet, u detyruam të ndjekim çdo rrugë tjetër vetëm që punëtorët të marrin pagat e tyre. E thirrëm edhe seancën e jashtëzakonshme për t’i votuar 25 milionë euro nga të hyrat e vitit 2024, të njëjtat mjete që tri herë radhazi u bllokuan nga asambleistët e VV-së.
Këtë herë u votuan.
U lëshuan në ofensivë publike duke thënë se “VV e shpëtoi kryeqytetin”. Po harrojnë që qytetarët janë vigjilentë dhe e dinë se, nëse VV nuk do ta kishte BLLOKUAR buxhetin, nuk do të kishte pasur nevojë për “ÇBLLOKIM”.
Sidoqoftë, i falënderojmë të gjithë ata që në fund votuan në dobi të interesit publik. Tani vjen pyetja elementare, ajo që nuk kërkon as debat politik, as konferencë për media:
Çfarë po prisni saktësisht?
Një krizë tjetër artificiale për konsum elektoral?
Apo thjesht po ushtroni versionin tuaj të varfër të pushtetit: mbajtjen peng të mjeteve publike për interesa ditore?



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make