Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Kosova ka nevojë për dashuri, e atë, sipas politikanit, ia jep partia ku ai bën pjesë.
Haziri, përmes një postimi në Facebook, shprehet i bindur se LDK i ofron Kosovës një vend ku jetohet më mirë, besë e shpresë.
“Ne kemi shkaktu procese e kemi realizu andrra, koha që populli t’ia kthej krejt dashninë LDK-së. Me unitet të plotë, kemi nderin që e nominuam për Kryeministër kryetarin tonë, Dr. Lumir Abdxhikun, që do të përkthehet me unitet qytetar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit”.
Haziri thotë se Kosova e nisi vitin me zgjedhje e po rikthehemi prapë në Zgjedhje Parlamentare.
“Nëse kërkohet arsyeja e shëndosh, përse?! Është e thjeshtë. Mungoi bashkëpunimi e vullneti dhe vendi u bllokua në një krizë politike të planifikuar e të menaxhuar. Kosova sot as nuk është më e pavarur, as më e lirë e as më demokratike. Është pa Kuvend, pa Qeveri dhe shpejt edhe pa buxhet shteti, me një krizë të re”.
“Është mundësia që më 28 dhjetor të mos ecim edhe tutje nëpër terr politik, por t’i kthehemi familjes, atdheut e Zotit. Për një vend ku jetohet më mirë, për familjen e Kosovën, me besë e shpresë që e ofron veç LDK. Ne kemi shkaktu procese e kemi realizu andrra dhe koha është që populli t’ia kthej krejt dashninë LDK-së. Kosova ka nevojë për dashni. Kosova ka nevojë për LDK-në si asnjëherë më parë!”, ka shkruar ai.



Të tjera
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së
Aktuale
A është prishur koalicioni me Faton Pecin? Flet Gëzim Plakolli i LDK-së
Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës