Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se ka dallime në faturimin e qytetarëve në veri dhe në pjesën tjetër të vendit.
Ajo u ka kërkuar ndjekësve që jetojnë në veri të vendit, që t’i dërgojnë fatura të rrymës të këtij viti që ta bëjë dallimin.
“Veriu i Kosovës edhe Rryma Elektrike! Diskutohet që ka dallime. Si në kombësi ashtu edhe në rrymë brenda një vendi”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
“A ka mundësi me m’dërgu fatura elektrike të këtij viti nëse ka dikush në Veri të Kosovës (Elektroseveri) edhe të sqarojmë dallimet ne mes faturave tona, ne edhe Veriu në Kosovën e lirë me ‘sovranitet’.Te dhënat e shtëpisë nuk ka nevojë, vetën pjesa tjetër e kalkulimit edhe tarifave”, shtoi Ymeri.



Të tjera
Lajme
SPAK aksion kundër pastrimit të parave, goditet grupi kriminal
SPAK ka zhvilluar një operacion kundër
Lajme
Ymeri: Kur qytetarët nuk shohin të ardhme, 100 euro duken zgjidhja më e mirë për momentin
Analisti Visar Ymeri ka deklaruar se
Aktuale
Supremja mohon vonesat në trajtimin e ankesave për paraburgim
Gjykata Supreme e Kosovës i ka