Partia e Drejtësisë ka njoftuar se ka arritur marrëveshje politike me Lidhjen Demokratike të Kosovës për garim të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.
Vendimi erdhi pas një takimi ndërmjet kryetarit të PD-së, Ferid Agani, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sipas PD-së, marrëveshja është miratuar njëzëri nga Kryesia dhe parasheh që kandidatët e Partisë së Drejtësisë të jenë pjesë e listës së përbashkët zgjedhore të LDK-së. Subjekti politik e ka vlerësuar këtë format si mënyrën më të volitshme për përfaqësimin e vlerave dhe programit të saj, duke synuar forcimin e stabilitetit institucional dhe ofrimin e qeverisjes cilësore.
PD njofton se detajet teknike të bashkëpunimit do të punohet të finalizohen në ditët në vijim nga ekipet përkatëse të të dy partive, ndërsa marrëveshja pritet të shpallet publikisht javën e ardhshme përmes një konference të përbashkët për media.
Partia e Drejtësisë e ka cilësuar këtë hap si dëshmi të orientimit të saj drejt unitetit politik dhe përfaqësimit me integritet në procesin zgjedhor të fundvitit.



Të tjera
Aktuale
“Albin Kurti shkonte me ar*ë në Parlament”, Krasniqi zbulon bisedën me të
Florin Krasniqi nga PSD, në emisionin
Lajme
Në prag të Bajramit, qytetarët ankohen për çmimet e produkteve
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar
Showbiz
Melissa mahnit ndjekësit me pozën provokuese me fustan të hapur
Melissa M, një influencere shqiptaro-boshnjake me