Shqipëria edhe të premten do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore relativisht të nxehta me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët dhe orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në veri të territorit kryesisht në Alpe, të cilat priten të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit dhe relativisht e lehtë me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi deri në 8-10m/sek, raporton tch.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 16 gradë deri 37 gradë Celsius, në zonat e ulëta 16 gradë deri 39 gradë, ndërkaq në zonat bregdetare 19 gradë deri 38 gradë Celsius.



Të tjera
Lajme
Aksident mes tri veturave në Malishevë, lëndohen katër persona
Një aksident mes tri veturave ka
Aktuale
Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar
Lajme
Gjini: Të gatshëm ta zhbllokojmë situatën politike, nëse realizohen këto pesë kërkesa
Aleanca për Ardhmërinë ë Kosovës është