Heroi im!
Rafetin 8 vjeçë, nga fshati Rencë i Dragashit, e takova para dy jave në dalje të Dragashit për Prizren. Më dha shenjë të ndaloj. Ishte kohë me shi dhe bënte ftohtë. E ndalova makinen, e mora, u ulë në ulësen e pasme dhe vazhduam rrugën së bashku. Filluam biseden si dy të rritur. Edhe pse i lagur dhe i ngrirë nga të ftohtit ishte i hareshem dhe i lumtur. Kishte arritur që t’i siguronte ca fruta për motren 3 vjeçare që ishte e lënduar. Një bëmirës ia kishte dhuruar ca pemë. Në Dragash kishte ardhur në këmbë..rreth 7 km rrugë nga fshati i tij, por kjo largësi nuk i bënte përshtypje pasi që kishte siguruar pak ushqim për të motren.
Në ndarje më bëri një kërkesë; që ta vizitoj në Diten e Flamurit.
Rafet, ti je heroi im!
Urime Dita e Flamurit!



Të tjera
Uncategorized
Всё о ggbet зеркале: что это и как им пользоваться
В данной статье мы рассмотрим ggbet
Aktuale
Dega e Vitisë e pret Abdixhikun një ditë pasi tri tjera ia kërkuan dorëheqjen
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së
Aktuale
Një i mitur gjendet pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e