Njeriu i akuzuar për planifikimin e sulmit të 11 shtatorit dhe dy bashkëpunëtorët e tij kanë pranuar fajin. Këtë e njofton Pentagoni Amerikan duke sqaruar marrëveshjen e arritur me Khalid Sheik Mohamed, Ualid Bin Ataç dhe Mustafa al-Hausaui. Terroristët pranuan akuzat në këmbim të burgut të përjetshëm duke i shpëtuar kështu një procesi që pritej të përmbyllej me një dënim me vdekje në Guantanamo.
Ata mbaheshin në burgun famëkeq amerikan që prej vitit 2003. Mohamed, që konsiderohej si truri që planifikoi sulmet e 11 shtatorit në Kullat Binjake, u arrestua në Pakistan dhe u mbajt për disa muaj në një burg sekret të Kinës.
Në vitin 2008 u akuzua për përfshirje në agresionin që u mori jetën thuajse 3 mijë personave. Marrëveshja mes Pentagonit dhe terroristëve u arrit pas 27 muajsh negociata.
Si pjesë e paktit, 3 fajtorët kanë pranuar që tu përgjigjen pyetjeve me shkrim nga të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001.



Të tjera
Lajme
Nga 1 marsi i këtij viti, këto 15 kategori do të lejohen të udhëtojnë falas me trafik urban në Prishtinë
Trafiku Urban ka bërë të ditur
Aktuale
Spiropali vjen nesër në Kosovë, e pret Konjufca
Ministrja për Evropën dhe Punë të
Lajme Opinione
Deda: Shumë me rëndësi që presidenti/ja të zgjidhet me votë qytetare
Analisti politik, Ilir Deda ka vënë