Kryeministri i vendit, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka marr pjesë në takimin e presidentes Vjosa Osmani me liderët partiakë për të diskutuar datën e zgjedhjeve.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një deklaratë për Telegrafin tha se kryeministri po merr pjesë në një drekë me 21 ambasadorë të akredituar në Kosovë, ku është i ftuar si mysafir nderi.
“Dreka është caktuar më 10 korrik. Konfirmimi nga ana e kryeministrit për këtë drekë është bërë para tre jave. Në pamundësi për të marrë pjesë në orarin e propozuar, kryeministri Kurti ka sugjeruar që LV të përfaqësohet nga nënkryetari i parë i saj, Glauk Konjufca. Gjë që konsiderojmë që do të duhej të ishte e pranueshme. Kryeministri Kurti është i gatshëm të marrë pjesë në çdo takim të ardhshëm në një ditë dhe orë të përshtatshme”, tha ai.
Të tjera
Aktuale
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
Një person është gjetur pa shenja
Aktuale
MINT dhe KEDS mbajnë “sekret” numrin e njehsorëve të dyshimtë
Kanë kaluar dy javë që kur
Ekskluzive Lajme
27 vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova
Sot shënohet 27-vjetori i eksodit të