Një person është përfshirë në një rrahje me dy të tjerë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:00, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se si pasojë e rrahjes viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është përfshirë në një rrahje me dy meshkuj kosovarë. Si pasojë e rrahjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, sipas raportit dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje.



Të tjera
Aktuale
Trump: Libani dhe Izraeli drejt bisedimeve historike pas 34 vitesh
Presidenti Donald Trump thotë se liderët
Kosova Lajme
S’ka marrëveshje për presidentin ndërmjet LDK-së dhe VV-së, Lushaku-Sadriu flet për Klanin
Shefja e Grupit Parlamentar të
Lajme
Termokos përfundon sezonin ngrohës 2025/2026
Termokos ka marrë vendim që sot