Gjatë qëndrimit në Paris, Presidentja Osmani u prit në takim nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Në njoftimn nga Presidenca theksohet se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Paris, është pritur në takim nga presidenti i FIFA-a, Gianni Infantino, me të cilin diskutoi për prezantimin e deritashëm të garuesve të Kosovës në Lojërat Olimpike, por edhe për mundësitë për mbështetjen nga kjo organizatë për zhvillimin e infrastrukturës sportive të shtetit tonë.
“Theks i veçantë në takim iu kushtua mbështetjes së futbollit të vajzave si dhe bashkëpunimit në projekte konkrete.
Në këtë kontekst Presidentja shtroi nevojën për ndërtimin e fushave të reja sportive në funksion të zhvillimit të sportit dhe zhvillimit të talentëve të rinj”, thuhet në njoftim.
“Presidenti i FIFA-s, Infantino, ndërkaq tha se kjo organizatë sportive është e gatshme që për çdo fushë sportive që ndërtohet në Kosovë, FIFA ta ofrojë ndërtimin e një fushe të re. Poashtu u diskutua për bashkëpunim në programe të sportit në shkolla si dhe fusha të tjera”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Lajme
Zemaj: Ky është puç kushtetues
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e
Aktuale
Nuk ka president as sonte, seanca vazhdon nesër
Kuvendi i Kosovës pas emërimit të
Showbiz
Bebe Rexha e papërmbajtshme, publikon foto “të nxehta”
Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e