Pas tri edicioneve të suksesshme, Big Brother VIP Kosova po rikthehet me edicionin e katërt, i cili do të nisë zyrtarisht më 17 nëntor.
Spektakli i madh pritet të rikthejë adhuruesit dhe të sjellë emocion dhe surpriza të reja.
Gazetarët Miftar Zejnullahu dhe Redjon Shtylla, në emisionin” Kosova Today” në Klan Kosova, kanë folur për ndryshimet dhe pritshmëritë për këtë edicion.
“Këtë vit është komplet ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim në shtëpinë e Big Brother. Publiku do ta kuptojë sapo të fillojë, por presim që Bigu të nxjerrë personazhe të mëdha dhe të papritura”, tha Zejnullahu.
Ndërkohë Shtylla tha se personazhet pritet të jenë dinamikë.
“Mendoj se do të kemi personazhe shumë dinamike, si promoja që pamë me Dinin dhe Jonidën. Ky edicion do të ketë karaktere të ndryshme dhe goditëse, që do të mbajnë shikuesit të mërthyer për ekran”, tha ndër tjerash Shtylla. /Klankosova.tv
Ndiqni videon e plotë, në linkun vijues:



Të tjera
Lajme
Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor
Gjatë ditës së sotme me vendim
Aktuale
Vendimi final për ish krerët e UÇK-së në shtator, çka ndikoi që shpallja e aktgjykimit të shtyhet?
29 mijë e 238 faqe është
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një