Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë kryesisht nga partnerët e tyre.
Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit dhe kjo po dëshmohet çdo ditë me numrin e këtyre ngjarjeve që denoncohen në Polici.
Një rast i tillë është raportuar së fundmi nga një 27-vjeçare në Prishtinë, e cila e ka denoncuar personin me të cilin ka qenë në lidhje dashurie për një kohë.
Burimet kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se është rrahur nga i dyshuari teksa ka qenë në një restorant në Prishtinë, ku i dyshuari shkoi dhe e sulmoi fizikisht – për motive akoma të panjohura.
Përballë kësaj situate, e njëjta ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe ka marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve që ka pësuar nga goditjet.
Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar dhe ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale ‘Dhuna në familje’ dhe masën e ndalimit policor.



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is