Një aksident i rëndë mes katër veturave ka ndodhur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Daut Hoxha, ku njoftoi se tetë persona janë lënduar.
“Rreth orës 18:40 në autostraden “Dr. Ibrahim Rugova” km-40 është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime. Të përfshira kanë qenë 4 automjete me targa vendore. Sipas informatave fillestare janë raportuar 8 persona të lënduar”.
“Rastet të tilla të aksidenteve shpesh po rezultojnë me fatalitet, andaj apelojmë tek drejtuesit e automjeteve të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat në trafik. Policia me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa rigoroze ndaj kundërvajtësve që shkelin rregullat në trafik’, ka thënë Hoxha.
Të tjera
Aktuale
Arrestohet zyrtari i shtetit, dyshohet se ndihmoi kompanitë të fitojnë tenderë në vlerë mbi 8.8 milionë euro
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale
Aktuale
Përfaqësuesi amerikan në OKB: Kosova dhe Serbia të punojnë për paqe që çon në njohje përfundimtare
Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB ka
Aktuale
Mendimi për motin: Dita e mërkurë fillon me reshje të dobëta shiu
Reshje të dobëta shiu pritet të