Përfaqësuesi i Lartë në largim i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka qenë në një vizitë zyrtare në Letoni, në atë që do të jetë një nga udhëtimet e tij të fundit të punës në detyrën e tij.
Bëhet e ditur se Borrell u takua me Ministren e Punëve të Jashtme, Baiba Braze dhe Ministrin e Mbrojtjes, Andris Spruds, për të diskutuar sigurinë rajonale dhe ndikimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Borrell diskutoi edhe rëndësinë e qëndrimit të bashkuar përballë agresionit rus dhe theksoi nevojën për mbështetje ‘më të madhe dhe më të shpejtë’ për Ukrainën.
Ai tha gjithashtu se BE ka një përgjegjësi strategjike për të punuar së bashku dhe për të rritur gatishmërinë mbrojtëse.



Të tjera
Aktuale
Cakolli shfaq një grafikë të ulëseve të fituara nga partitë me rezultatin aktual
Eugen Cakolli nga KDI ka treguar
Lajme
Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët
Ilir Deda, ka reaguar lidhur me
Lajme
Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja
Shkrimtari Ben Blushi, ka reaguar pasi