Presidentja Vjosa Osmani tha se në takimin që zhvilloi me liderët partiakë s’pa gatishmëri nga shumica për procedimin tutje të buxhetit të miratuar sot nga qeveria në detyrë.
Prandaj, ajo tha se ka propozuar zgjatje buxhetore për të shmangur një situatë ku punonjësit e sektorit publikë mbesin pa paga.
“Nuk kishte gatishmëri nga një numër i madh për procedim të buxhetit që sot ishte miratuar nga qeveria. Megjithatë, unë propozova që të shiqojmë mundësi tjera kushtetuese dhe një prej tyre është që të miratohet zgjatja buxhetore, pra që nuk është buxhet i ri, por zgjatje e buxhetit të vjetër në mënyrë së së paku deri më 31 mars 2026 që qytetarët tonë të mos përballen ku nuk kanë paga e mirëqenie”



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet