Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe liderëve të partive politike.
Në takim kanë shkuar të gjithë liderët e ftuar nga Osmani, raporton Gazeta Express.
Takimi për konsultim u thirr nga Osmani pasi mandatari i parë, Albin Kurti i partisë fituese Lëvizja Vetëvendosje, dështoi t’i fitonte votat e mjaftueshme në Kuvend të dielën për ta zgjedhur qeverinë e re.
Sipas Kushtetutës, Osmani duhet të caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh nga dështimi i mandatarit të parë.
Megjithatë, ky takim u pa si një shtrim rruge për zgjedhje të reja meqë nuk ka shenja për krijim të shumicës parlamentare.
Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, dje pas një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit, në përgjigje të pyetjes nëse do të ketë një mandatar të ri nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se këtë qëndrim do ta shpalosin sot në takimin me Osmanin.
Ndërkaq, kryetari i partisë së dytë fituese, Memli Krasniqi, të dielën e hodhi poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës në rast se presidentja do ta pyeste nëse e ka shumicën.
Kurti shkoi në këtë takim pas mbledhjes së qeverisë ku miratoi buxhetin për vitin 2026 megjithëse nuk dihet nëse ai do të shqyrtohet në Kuvend.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet