Kreu i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë është pyetur edhe për koalicionin që partia e tij ka arritur me Partinë Demokratike të Kosovës për balotazhin e 9 nëntorit në Komunën e Dragashit
Kurti, i cili kishte deklaruar se s’bëjnë qeveri me PDK-në, koalicionin me këtë parti në nivel komunal e ka arsyetuar me “hetergjoenitetin” e Partisë Demokratike të Kosovës.
Sipas Kurtit, s’mund të barazohet orientimi i PDK-së në nivel nacional dhe ai i një dege të veçantë të kësja partie.
“Për brenda PDK-së ka një heterogjenitet më të madh se sa mendohet dhe kjo është shprehur në disa komuna. Njëra prej tyre është Sharri, Dragashi. Ne atje kemi bërë dakordim, sepse jemi të interesuar për ndryshim. Por s’besoj që mund ta vëmë shenjën e barazisë, mes orientimit në nivel nacional që ka ajo parti dhe degëve të veçanta me kontekste të caktuara socio-politike atje”, ka thënë Kurti



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i