Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se e kanë larguar azbestin nga tulltorja dhe depoja afër stacionit të vjetër të trenit.
Azbesti vlerësohet material i rrezikshëm kancerogjen, andaj heqjen e tij, Rama e pa si një hap të madh drejt një Prishtine të shëndetshme.
“Largimi i azbestit nga Tulltorja dhe Depoja pranë Stacionit të vjetër të trenit është një hap i madh drejt një Prishtine më të shëndetshme! Po pastrojmë gjurmët e së kaluarës për t’i hapur rrugë një të ardhmeje të gjelbër, të sigurt dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Rama.
I pari i kryeqytetit këtë e vlerësoi si “përtej një projekti mjedisor”.
“Ky është më shumë se një projekt mjedisor ,është kujdes për shëndetin e qytetarëve tanë dhe për jetën në Kryeqytet”, ka shkruar ai.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet