Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, ku një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga skeletet e një ndërtese në ndërtim.
Viktima është identifikuar si Faik Mehmetaj, 34-vjeçar nga fshati Caravik i Malishevës.
Ai, sipas Policisë së Prizrenit, fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë, por më pas, rreth orës 16:30, është raportuar se ka ndërruar jetë në QKUK – Prishtinë.
Lidhur me rastin, N.B., pronar i kompanisë ndërtimore, është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit, nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve dhe rrezikimi në vendin e punës”.
Policia e Kosovës njofton se, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, Inspektoratin e Punës dhe njësitë hetimore kompetente, po zhvillon të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.



Të tjera
Lajme
Të premten këto lagje në kryeqytet mbesin për 7 orë pa ujë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka
Aktuale
Rron Gjinovci: Justina Shiroka -Pula Presidente, edhe VV’së edhe PDK’së u jep një rrugëdalje dinjitoze
Duke qenë se kanë mbetur edhe
Lajme
Trumpi thotë se Libani dhe Izraeli kanë rënë dakord për armëpushim 10-ditor
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka