Një rast i rëndë i korrupsionit është zbuluar sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF-1) në Vushtrri, ku një mjek dyshohet se për muaj me radhë ka pranuar para nga pacientët për shërbime dhe raporte mjekësore.
Siç raportoi Sinjali, i dyshuari është Avdullah Vojvoda, mjek në ordinancën nr. 21 të QKMF-së, i cili gjatë muajve gusht – tetor 2025 ka pranuar shuma të ndryshme parash nga 10 deri në 50 euro, në këmbim të lëshimit të raporteve për pushime mjekësore apo trajtime të tjera.
Por, kush është mjeku që u arrestua për marrje ryshfeti?
Më 06 gusht të vitit, 2024, Vojvoda ishte arrestuar edhe nën dyshimin për sulm seksual, i cili ka kishte përfunduar në ndalim policor.
Sinjali pati raportuar ekskluzvisht, ku i dyshuari ishte denoncuar nga një paciente – rast ky që dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e 4 gushtit të 2024-tës.
Burimet e Sinjalit kishin bërë me dije se sipas viktimës, teksa mjeku ka qenë duke e kontrolluar, ia ka larguar bluzën që e kishte pasur të veshur për ta vazhduar më tutje kontrollin dhe aty dyshohet se i ndodhi e papritura.
Pacientja 28-vjeçare pretendoi se mjeku ka filluar me prekje në gjoks, derisa ajo u detyrua që ta ndalë dhe të largohej.
Denoncimi i saj i ka vënë në lëvizje Policinë dhe Prokurorinë, me ç’rast ishin ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i