Qeveria në detyrë nis hakmarrjet ndaj Duda Baljes

Qeveria e Kosovës ka nisur shkarkimet ndaj zyrtarëve të afërt me deputeten Duda Balje, pasi ajo deklaroi publikisht se “nuk do të ketë votë për Qeverinë Kurti 3”.

Me vendim të nënshkruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, më datë 27 tetor 2025, është liruar nga detyra zëvendësministri për Zhvillim Rajonal, Elldin Ugllar, anëtar i partisë SDU, që udhëhiqet nga deputetja Duda Balje.

Në dokumentin zyrtar, me numrin 297/2025, thuhet se Ugllari lirohet nga detyra dhe obligohet të bëjë deklarimin e pasurisë në përputhje me ligjin për kontrollin e pasurisë dhe dhuratave. Vendimi ka hyrë në fuqi ditën e nënshkrimit të tij nga kryeministri në detyrë, Kurti.

Përveç Ugllarit, është shkarkuar edhe këshilltari politik Enesi Sulejmanoviç, gjithashtu pjesë e SDU-së dhe bashkëpunëtor i afërt i Baljes.

Të tjera

Showbiz

Benita hyn sonte në “BBVK”

Pas eliminimit në gjysme finale, Benita

Aktuale

Kurti në NZZ: FSK po e ndjek modelin e ushtrisë suedeze dhe të shteteve të Baltikut

Gazeta zvicërane NZZ ka intervistuar kryeministrin e Kosovës,