Një rast i pazakontë është zbuluar në Prishtinë, ku një baba ka njoftuar Policinë për një zhurmë në shtëpi dhe më pas është konstatuar se djali i tij po kultivonte bimë narkotike në dhomën e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të sigurta, ngjarja ka ndodhur më 24 tetor 2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Fitush Kukaj” në Prishtinë, kur N. B ka telefonuar Policinë pas një zhurme të pazakontë që vinte nga dhoma e djalit të tij, Lendrit B.
Njësia policore ka dalë në vendngjarje dhe gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarit ka gjetur një sistem të improvizuar për kultivim të bimëve narkotike, përfshirë: bimë të dyshuara të llojit marihuanë në vazo, fletë vezulluese (reflektues), dhe poqe elektrike të vendosura në një dollap për ndriçim artificial.
Pas sekuestrimit të provave, është njoftuar Prokurori i Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, i cili ka inicuar rastin si “Kultivim i bimëve narkotike”.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.



Të tjera
Aktuale
Qeveria në detyrë nis hakmarrjet ndaj Duda Baljes
Qeveria e Kosovës ka nisur shkarkimet
Aktuale
Ramabaja i kërkon falje publike Përparim Grudës të PDK’së
Mbrëmë ka pasur një debat mes
Aktuale
“VV-ja është për konflikte, jo për shtet” – Humolli flet për arsyet që e çuan Liburnin në Durrës
Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe