Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka bërë fushatë për kandidatin e tij për kryetar të Vushtrrisë nga Zyra e Kryeministrit, ku mbajti një konferencë për media.
Ai foli shumë për LDK-në, e cila nuk pranoi të bashkëqeverisë me të.
“Kam menduar, ndoshta e kanë me mua personalisht”, tha ai.
“Mirëpo kur po e shohim tash para balotazhit, ata janë kundër edhe liderëve lokalë të LDK-së që po duan të bashkëpunojnë me Lëvizjen Vetëvendosje. Mirë, Albin Kurti nuk bën për kryeministër të Republikës, por pse nuk bën Sylejman Meholli për kryetar të Vushtrrisë. Tash po na del që nuk është problemi vetëm me mua”, tha Kurti.
Gjuha e ashpër e përdorur nga ai ndaj kundërshtarëve, Kurti tha se nuk është problem. Dhe sërish, e përmendi kandidatin e tij pë kryetar të Vushtrrisë.
“Pse të mos bëhet Sylejman Meholli kryetar komune në Vushtrri. Vetëvendosja me LDK-në bashkë. Pse aty s’po bëka? Çfarë të keqe i ka thënë Sylejman Meholli kryetarit të LDK-së ose ndonjë anëtari të Kryesisë që tash nuk po u bëka i mbështetshëm nga LDK-ja koalicioni në Vushtrri”, tha ai.



Të tjera
Lajme Opinione
Nurellari: Kurtit i leverdisin zgjedhjet, për këtë arsye
Analisti Adri Nurellari, përmes një postimi
Lajme Shëndetësi
“Si të bëj djalë?”: Tregu i këshillave, miteve dhe boshllëqeve ligjore në KosoVë
A ka ndonjë nënë që
Lajme
NATO reagon pas tërheqjes së 5,000 trupave amerikane
NATO thotë se mbetet e bindur