Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK ka kritikuar qeverinë e Kosovës, duke thënë se bllokimi i buxhetit ndaj Komunës së Prishtinës po shkakton probleme serioze në funksionimin e shkollave dhe institucioneve komunale.
“Shumë shkolla në Prishtinë sot janë pa energji elektrike, sepse Qeveria Kurti ia ka bllokuar buxhetin Komunës së Prishtinës. Kuzhina e Kryeqytetit nuk ka para për bukën që ua shërben fëmijëve në çerdhe e shkolla, për shkak se qeveria nuk i ka alokuar buxhetin vetanak Komunës së Prishtinës. Shumë investime në shkolla nuk po bëhen për shkak të bllokadës buxhetore ndaj Komunës së Prishtinës”, ka deklaruar Lushaku.
Ajo ka theksuar se askush nuk ka të drejtë të bllokojë buxhetin komunal për qëllime elektorale dhe ka kërkuar që partitë dhe politikanët me mendësi “bllokuese” të përjashtohen.
Lushaku ka shtuar se është koha e vazhdimit të zhvillimit të kryeqytetit me projekte të mëdha, duke siguruar investime për fëmijët e Prishtinës.
“Fëmijët e Prishtinës meritojnë investime nga paratë e prindërve të tyre”, ka përfunduar Lushaku.



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i