Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti përmes një lidhje direkte në emisionin “Fol me Arin” tha se mosformimi i Qeverisë do të ketë pasoja të mëdha.
Ai u shpreh se kjo ka qenë një mungesë e vullnetit për të gjetur zgjidhje.
“Natyrisht që pasojat janë të mëdha, ndoshta tani për tani nuk i vërejmë dhe nuk i shohim, por megjithatë mendoj që ka qenë mungesë e vullnetit për të gjetur një zgjidhje”.
“Mendoj që partia e parë, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje e ka pasur shansin e mirë për të gjetur një zgjidhje të qeverisjes së ardhshme, por u dëshmua dje se deri tash nuk ka arritur t’i ketë numra dhe kjo praktikisht hedh poshtë të gjitha pretendimet e tyre se i kanë pasur numrat”, u shpreh ai.



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i