Një rast i dhunës në familje është raportuar të dielën në Prishtinë, ku një grua ka denoncuar djalin e saj për ushtrim të dhunës psikike, mëson Sinjali.
Sipas burimeve të besueshme, ngjarja ka ndodhur më 26 tetor rreth orës 13:50 në rrugën “Ndre Mjeda”, ku A. H. rreth 67-vjeçare ka raportuar se është viktimë e dhunës psikike nga djali i saj, D. H. rreth 44-vjeçar.
Në momentin e incidentit ka qenë e pranishme edhe një grua tjetër, e cila është dëshmitare e rastit.
Të përfshirët janë shoqëruar në Stacionin Policor, ku janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe hetuesit të dhunës në familje.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është urdhëruar që rasti të iniciohet si “Dhunë në Familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet janë duke vazhduar.



Të tjera
Aktuale
Hargreaves u kërkon kompromis partive për Presidentin
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në
Lajme
Interesi i diasporës për votim është rritur, sfidë mbetet informimi
Interesi i madh i kosovarëve që
Aktuale
Abdixhiku pret ambasadorin britanik Hargreaves
Kryetari i Lidhja Demokratike e