Deputeti i komunitetit rom në Kuvendin e Kosovës, Albert Kinolli, thotë se është marrë vesh me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti për një post ministror.
Kinolli tha gjatë një lidhje direkte në T7 se do ta votojë përbërjen e qeverisë që Kurti do ta prezantojë sot në Kuvend.
“Do ta japim votën pro për Qeverinë Kurti 3. Me kryeministrin disa herë jemi takuar dhe kemi një marrëveshje me të”, tha ai.
Kinolli tha se “në këtë qeveri, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës për herë të parë do të përfaqësohet me një pozitë ministrore”.
“Për ne nuk është me rëndësi cila pozitë. Me rëndësi që ne t’i formojmë së pari institucionet. Për pozitën ne do të flasim më vonë. Ne jemi të gatshëm ta japim kontributin tonë në cilëndo ministri që të na jepet, mirëpo sipas të gjitha gjasave, Ministrinë për Zhvillim Rajonal”, tha ai



Të tjera
Aktuale
Komisioni për Çështje të Sigurisë miraton vendimin e Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe
Aktuale
Komisioni miraton Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë
Komisioni për Legjislacion ka miratuar me
Lajme
Reuters: Tri cisterna të lidhura me Iranin kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit
Tre anije cisternë të lidhura me