Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende s’i ka publikuar rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet lokale të mbajtura gati dy javë më parë, më saktë me 12 tetor.
Megjithatë, edhe pse këto rezultate ende s’janë dhënë, tashmë partitë dhe qytetarët e kanë të qartë se cilat komuna do t’u drejtohen sërish kutive të votimit.
Balotazhi i cili do të zhvillohet me 9 nëntor, do t’i shoh përsëri në proces të votimit ato komuna që vlerësohen si më të rëndësishmet.
Mesin e tyre, janë Prishtina dhe Mitrovica e Jugut. Të dyja këto kanë pasur vëmendjen e plotë edhe gjatë fushatës.
Përveç këtyre, në balotazh janë edhe disa komuna të tjera të mëdha, e që janë Peja, Gjilani, Gjakova e Prizreni.
Në Prishtinë në garë tanimë janë Përparim Rama, kryetar aktual i kryeqytetit, dhe, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë pozitë, Hajrulla Çeku.
Ndërsa në Mitrovicën e Jugut, janë Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe, Faton Peci, nga LVV.
Në Gjilan janë Alban Hyseni nga LVV, dhe, Arbër Ismjali nga LDK. Në Pejë është Gazmend Muhaxheri nga LDK, dhe Taulant Kelmeni nga LVV.
Kurse në Gjakovë është kryetari aktual Ardian Gjini nga AAK, dhe, Ardian Gola nga VV-ja. Ndërsa në Prizren janë Shaqir Totaj nga PDK, dhe, Artan Abrashi nga LVV.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet