Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim një delegacion të partisë austriake ÖVP, në përbërje të eurodeputetit dhe mikut të madh të Kosovës, Lukas Mandl, si dhe një grup deputetësh e politikanësh austriakë me përvojë të gjatë.
Abdixhiku ka njoftuar se në fillim të takimit ka theksuar vlerat e përbashkëta që LDK-ja dhe ÖVP-ja ndajnë si parti të qendrës së djathtë – vlera të demokracisë, përgjegjësisë dhe zhvillimit.
Tutje, kreu i LDK-së theksoi se me delegacionin austriak ka ndarë përvojën e shtetndërtimit të Kosovës, sfidat dhe sukseset si shtet i ri demokratik, si dhe mirënjohjen për përfshirjen e drejtpërdrejtë të shumë prej tyre në kauzën për liri e pavarësi – mbështetje për të cilën populli i Kosovës është thellësisht falënderues.
Postimi i plotë:
Sot prita në takim një delegacion të partisë austriake ÖVP, në përbërje të eurodeputetit dhe mikut të madh të Kosovës, Lukas Mandl, si dhe një ekipi deputetësh e politikanësh austriakë me shumë përvojë.
Në fillim të takimit, theksova vlerat e përbashkëta që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ÖVP ndajnë si parti të qendrës së djathtë – vlera të demokracisë, përgjegjësisë dhe zhvillimit. Po ashtu, nënvizova bashkëpunimin tonë të ngushtë në kuadër të Partive Popullore Evropiane (EPP), si dhe mbështetjen e përhershme që kancelarët e Austrisë i kanë dhënë rrugëtimit euroatlantik të Kosovës.
Me delegacionin austriak ndava përvojën e shtetndërtimit të Kosovës, sfidat dhe sukseset tona si shtet i ri demokratik, por edhe mirënjohjen për përfshirjen e drejtpërdrejtë të shumë prej tyre në kauzën tonë për liri e pavarësi – një mbështetje për të cilën jemi si popull thellësisht falënderues.
Austria ka qenë dhe mbetet një partner i qëndrueshëm i Kosovës në çdo etapë të zhvillimit tonë.



Të tjera
Aktuale
AUV-i konfirmon se qumështi Aptamil është i sigurt për përdorim
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka
Lajme
Pesë shtetet ku Krishtlindja është e ndaluar
Derisa në shumicën e vendeve të
Aktuale
Kryetari i Malishevës: Problemet me rrymën po prekin shkollat dhe shëndetësinë
Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka