Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate për Europën i NATO-s, Wesley Clark, është konfirmuar si dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.
Clark mbajti këtë post gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1997 deri në vitin 2000.
“Në përputhje me Urdhrin e Trupit Gjykues të 2 shtatorit 2025, mbrojtja e z. Hashim Thaçi njofton se është marrë miratimi nga qeveria e Shteteve të Bashkuara (“Ofruesi i Rregullit 107”), që autorizon deklaratën2 dhe dëshminë e dëshmitarit të saj të fundit, 1DË-007, Gjeneral Wesley Clark”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Clark organizoi dhe mbikëqyri fushatën ajrore të NATO’s që filloi më 24 mars 1999 dhe zgjati 78 ditë, e cila kishte në synim t’i jepte fund represionit dhe spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe.
Fushata e drejtuar nga Clark detyroi ish-presidentin e Serbisë, Sllobodan Millosheviq, të tërhiqte forcat serbe nga Kosova në qershor 1999, duke i hapur rrugë vendosjes së trupave të KFOR-it, mision i NATO’s, si dhe kthimit të refugjatëve.
Paraqitja e Clark si dëshmitar i mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së po konsiderohet si një nga më të rëndësishmet në procesin gjyqësor të Hagës.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet