Avokati Ardian Bajraktari ka shprehur drojën për rreziqet që i kanosen Kosovës nëse pranon të ndërtojë qendra për azilkërkuesit e refuzuar nga Britania e Madhe. Sipas tij, ndër rreziqet mund të jetë edhe çështja e Këshillit të Evropës, në të cilën Kosova synon anëtarësimin.
“Rreziqet duhet analizuar para se të dilet me propozime të tilla. Aspekti financiar është shumë i rëndësishëm por po aq dhe më shumë është aspekti i të drejtave të njeriut. Pozicioni i Kosovës, sot, e në të ardhmen e aq më tepër kur kemi synime për t’u bërë pjesë e mekanizmave, përfshirë Këshillin e Evropës, me automatizëm edhe anëtarë të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut… Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë esenciale prandaj është mirë të analizohen me kujdes që të mos vijmë në situatë që Kosova me qenë burim i cenimit apo i shkeljes të të drejtave, aq më tepër kur bëhet fjalë për një kategori të cenueshme siç janë ata”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së të enjten.
Të martën mbrëma, gazeta “The Times” shkruante se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar diskutime me Anglinë për ndërtimin e qendrave për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar nga ajo. Sipas raportimit të kësaj gazete, Kurti në këmbim ka kërkuar mbështetje për forcimin e sigurisë ndaj kërcënimeve nga Serbia dhe Rusia.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet