“Pse nuk po luan Zhegrova?” – Trajneri Igor Tudor tregon arsyen e mungesës së tij te Juventusi

Edon Zhegrova nuk është paraqitur as mbrëmë për Juventusin në ndeshjen e madhe kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Pas përfundimit të takimit, trajneri Igor Tudor ka sqaruar situatën e futbollistit kosovar në një prononcim për gazetarin e Klan Kosovës, Arlind Sadiku.

“Pse nuk po luan Edon Zhegrova? Ai është aty, po punon mirë. Është lojtar i mirë. Trajneri duhet të marrë vendime, të bëjë zgjedhje. Asgjë e veçantë,” ka thënë Tudor.

Tekniku kroat shtoi se mungesa e Zhegrovës lidhet me përgatitjen e tij fizike, pasi ai ende nuk është në formën optimale.

“A është gati 100%? Jo, ai duhet të punojë me fitnessin sepse ka pasur shumë probleme në të kaluarën. Po punon mirë të jetë në formën e duhur,” ka sqaruar ai.

Në fund, i pyetur se kur pret që Zhegrova të jetë gati për lojë, Tudor u përgjigj shkurt: “Nuk e di!”.

Të tjera

Opinione

Musliu: Fajtori për helmimin e shoqërisë është Albin Kurti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës,

Showbiz

Xheneta Fetahu ndez rrjetin me pozat e fundit

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova,

Showbiz

A do të ketë këtë vit ‘Big Brother VIP Albania’?

Reality show më i ndjekur i